UBT News

Kancelari i Austrisë: Putin ishte shumë i ashpër dhe i qartë në mesazhet e tij

A meeting between Austrian Chancellor Karl Nehammer and Russian President Vladimir Putin in Moscow has concluded, Nehammer's spokesman, Etienne Bertchold told CNN.???The meeting lasted 75 minutes, the Austrian spokesman added.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer tha të mërkurën se vendosi të shkojë në Moskë për t’u përballur me presidentin rus, Vladimir Putin, për atë që pa në Ukrainë.

“Kam marrë vendimin të shkoj në Moskë, të shikoj në sytë e presidentit Putin dhe të përballem me të, për atë që pashë [në Ukrainë]”, tha kancelari në një intervistë me Becky Anderson të CNN.

Kur u pyet për mentalitetin e Putinit gjatë takimit, Nehammer tha se Putin ishte “shumë i ashpër” dhe “i qartë” në mesazhet e tij.

“Në këndvështrimin e tij, ai duhet të mbrojë Federatën Ruse, rusët që jetojnë në Ukrainën lindore”, tha ai.

Kancelari austriak vazhdoi duke thënë se “nuk është e lehtë për Putinin të flasë për krimet e luftës”, duke shtuar se ai u ballafaqua me Putinin për krimet e luftës dhe i tha atij “është e nevojshme që të ketë drejtësi ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara atje”.

I pyetur nëse Putin pranoi se po kryheshin krime lufte, Nehammer u përgjigj: “Epo, e dini, është presidenti Putin. Në këtë pozicion, ai nuk ishte i qartë”./UBTNews/

Exit mobile version