UBT News

Kancelari i Austrisë për situatën në veri: Palët po bëjnë hapa që e pamundësojnë de-eskalimin e situatës

FILE PHOTO: Austrian Interior Minister Karl Nehammer looks on as he visits Belarus-Lithuania border in Medininkai, Lithuania August 24, 2021. REUTERS/Ints Kalnins

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, foli rreth situatës në veriun e Kosovës. Nehammer tha se palët po bëjnë hapa që e pamundësojnë de-eskalimin e situatës.

“Kur jemi te kjo situatë. Institucionet kosovare nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për ta de-eskaluar situatën. Është shumë e rëndësishme që dhuna të ndalet. Dhuna është çdoherë e papranueshme”, tha ai në adresimin para mediave në prag të nisjes së Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi.

Kancelari austriak theksoi se Serbia është një vend shumë i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

“Ka ndikim të madh në de-eskalimin e konflikteve. Por, për të de-eskaluar duhen dy vende. Duhet edhe Kosova”, tha shefi i qeverisë austriake.

Exit mobile version