Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë në një intervistë se ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u pajtuan që Rusia të përfshihet në çdo konferencë të ardhshme të paqes që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë. Scholz bëri thirrje që të rriten përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit.
“Unë besoj se tani është momenti kur ne duhet të diskutojmë se si të dalim nga kjo situatë lufte më shpejt se sa është përshtypja aktuale”, tha Scholz në një intervistë për televizionin publik gjerman ZDF.
“Sigurisht që do të mbahet edhe ndonjë konferencë e ardhshme paqeje dhe unë e presidenti Zelensky pajtohemi që edhe Rusia dueht të jetë e pranishme”, tha ai.
Konferenca ndërkombëtare e paqes u mbajt në Zvicër në muajin qershor. 78 vende shprehën mbështetje për “integritetin territorial” të Ukrainës./UBTNews/