Kancelari gjerman, Olaf Scholtz thotë se BE-ja duhet të krijojë një fond solidariteti për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
“Rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar dhe rigjallërimi i ekonomisë ukrainase do të kushtojë miliarda”, u tha Scholtz ligjvënësve përpara një takimi të liderëve të BE-së. “Ne si BE duhet të fillojmë të shtrojmë terrenin për një fond solidariteti të financuar nga kontributet e BE-së dhe partnerëve të saj”, shtoi ai.
Udhëheqësi gjerman komentoi gjithashtu ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun evropian, duke vënë në dukje se BE-ja nuk mund ta përshpejtojë procesin.
Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, tha Scholz, janë angazhuar në procesin e reformave shumëvjeçare për të hapur rrugën e tyre drejt BE-së. “Procesi i anëtarësimit nuk është çështje e disa muajve apo viteve”./UBTNews/