Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer vlerëson se shpërthimi i raketës në territorin e Polonisë gjatë së martës tregon se situata është e rrezikshme. Sipas tij, situata mund të përkeqësohet.
“Në situata të tilla, maturia është në rend të ditës. Duhet të ketë një shpjegim të plotë. Ngushëllimet familjarëve”, ka shkruar ai në Twitter.