Në muajin mars, tregtia botërore ishte në kaos nga një anije. Ever Given, një anije përafërsisht e gjatë sa ndërtesa “Empire State” në New York, u përplas në Kanalin e Suezit në Egjipt. Ishte bllokuar për gjashtë ditë, duke prishur zingjirët e furnizimit global.
Për të mos u përsëritur një ngjarje e tillë, në muajin maj, Autoriteti i Kanalit të Suezit njoftoi se kishte filluar punën në zgjerimin e Kanalit të Suezit, ku ishte anija Ever Given.
Zona 30 kilometra e gjatë do të zgjerohet në 40 metra në lindje dhe do të thellohet në 72 metra, nga 66 metra sa ishte, sipas SCA.
Puna ka për qëllim “rritjen e efikasitetit të kanalit dhe shkurtimin e kohës tranzitare të anijeve, si dhe ngritjen e sigurisë së lundrimit”, thuhet në një njoftim për shtyp nga SCA. Por ka ende pyetje nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar bllokimet në të ardhmen./UBTNews