Kanadaja thotë se mund të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë.
Çmimet janë rritur si rezultat i shtrëngimit të furnizimeve ruse në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.
Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson thotë se shumë vende janë të përkushtuara “të ndihmojnë sa më shumë që të munden në drejtim të zhvendosjes së naftës dhe gazit rus”.
Prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë është zotuar të eksportojë 200 mijë fuçi naftë shtesë./UBTNews/