UBT News

Kanadaja propozon projektligjin me të cilin ndalohet posedimi i pistoletave

Canada's Prime Minister Justin Trudeau speaks during a media event at St. Ann's Senior Citizens' Village Corporation in Saskatoon, Saskatchewan, Canada May 25, 2022. REUTERS/Heywood Yu

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, propozoi të hënën një ndalesë në posedimin e pistoletave në Kanada, masë kjo e cila menjëherë do të ndalonte importin dhe shitjen e tyre.

Projektligji duhet të votohet në parlament, ku qeveria aktuale nuk e ka shumicën e deputetëve.

“Ne po e propozojmë një projektligj me të cilin do zbatohet ndalim posedimi i pistoletave në gjithë vendin”, deklaroi Trudeau në një konferencë për media.

“Kjo do thotë se me votimin e këtij projektligji do të ndalohet blerja, shitja, transportimi dhe importimi i pistoletave kudo në Kanada, thënë ndryshe do e mbyllim tregun e pistoletave”, shtoi tutje kryeministri Trudeau.

Disa ditë pas sulmit më të keq ndaj një grupi njerëzish në Kanada, kur në prill të vitit 2020 në Nova Scotia u vranë 23 persona, qeveria e vendit ndaloj përdorimin e 1,500 llojeve të ndryshme të armëve ushtarake.

Por që gjatë konferencës të cilën Trudeau e mbajti ditën e hënë tha se dhuna e shkaktuar nga armët e zjarrit vazhdon të ketë ngritje.

Agjencia statistikore e qeverisë kanadeze, javën e kaluar raportoi se krimet e shkaktuara nga armët e zjarrit përbëjnë më pak se 3 për qind të gjitha krimeve të dhunshme në Kanada. 

Exit mobile version