UBT News

Kanadaja premton miliarda dollarë për sistemin shëndetësor

Prime Minister Justin Trudeau speaks to the media at the McMaster Automotive Resource Centre, in Hamilton, Ont., during the final day of meetings at the Liberal Cabinet retreat, on Wednesday, January 25, 2023.

Qeveria kanadeze ka premtuar afro 200 miliardë dollarë kanadezë (149 miliardë dollarë; 124 miliardë £) në financim gjatë dhjetë viteve për të ndihmuar sistemin shëndetësor të vendit.

Për muaj të tërë, spitalet e Kanadasë janë përballur me mungesë të stafit dhe pritje të gjata. Mediat e huaja raportuan se kishte pacientë që kanë vdekur në pritje të trajtimit.

Sistemi i kujdesit shëndetësor të Kanadasë financohet nga taksapaguesit për të ofruar qasje falas, universale në vizitat e nevojshme spitalore dhe mjekësore për të gjithë qytetarët dhe banorët e përhershëm.

Kryeministri Justin Trudeau u shpjegoi rreth fondeve kryeministrave provincialë të Kanadasë, të cilët e kanë shtyrë vazhdimisht atë të rrisë shpenzimet federale për kujdesin shëndetësor. Trudeau tha se qeveria e tij “po ndërmerr veprime sot në mënyrë që kanadezët të vazhdojnë të kenë besim në sistemin tonë publik”.

“Ky është një vend i madh, i ndërtuar mbi ide të mëdha progresive”, tha ai.

Kujdesi shëndetësor ka qenë shpesh një pikë krenarie në Kanada, por si në shumë vende të tjera, sistemi shëndetësor i Kanadasë është përballur me rritje të presionit që nga pandemia Covid-19./UBTNews/

Exit mobile version