UBT News

Kanadaja planifikon të hedhë 13.6 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit

Kanadaja do të hedhë rreth 13.6 milionë doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca sepse nuk mund të gjente asnjë pranues për to as brenda dhe as jashtë vendit.

Në vitin 2020, Kanadaja nënshkroi kontratë me kompaninë farmaceutike, AstraZeneca, për 20 milionë doza të vaksinave, dhe 2.3 milionë kanadezë morën së paku një dozë vaksine, kryesisht gjatë periudhës mars dhe qershor të vitit 2021.

Pas shqetësimeve në pranverën e vitit 2021 për mpiksjen e rallë të gjakut, por potencialisht fatale nga AstraZeneca, Kanadaja u përqendrua në përdorimin e furnizimeve të shumta të vaksinave mRNA nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Në korrik të vitit 2021, Kanadaja premtoi se do të dhurojë pjesën tjetër të furnizimit të saj të prokuruar, rreth 17.7 milionë doza. Por në një deklaratë të martën, Health Canada tha se pavarësisht përpjekjeve për të përmbushur këtë premtim, 13.6 milionë doza kanë skaduar dhe do të duhet të hedhen./UBTNews/

Exit mobile version