Ministria e Punëve të Jashtme e Kanadasë do të pezullojë përkohësisht punëve e ambasadave dhe konsullatave në Ukrainë.
“Situata në Ukrainë është përkeqësuar me shpejtësi dhe paraqet sfida serioze. Si rezultat, ne përkohësisht po pezullojmë punën në ambasada dhe konsullata në Ukrainë. Personeli kanadez është i sigurt në Poloni”, njoftoi ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Mélanie Joly në një prononcim.
Joly tha se puna në ambasada dhe konsullata do të rifillojë kur “situata në Ukrainë të na lejojë të sigurojmë ofrimin e duhur të shërbimeve”./UBTNews/