Kanadaja do të ndalojë aplikacionin TikTok nga të gjitha pajisjet qeveritare duke filluar nga sot.
Vendimi erdhi pas një rishikimi nga shefi i informacionit të Kanadasë dhe aplikacioni “paraqet një nivel të papranueshëm rreziku për privatësinë dhe sigurinë”, tha një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë.
Një zëdhënës i TikTok tha se kompania është e zhgënjyer nga vendimi.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Komisioni Evropian njoftoi një ndalim të ngjashëm./UBTNews/