Qeveria e Kanadasë njoftoi të mërkurën e javës së kaluar se ka në plan të bëjë disa ndryshime për ta dënuar gjuhën e urrejtjes në internet. Sipas njoftimit, deri në 20 mijë dollarë (afërsisht 16 mijë e 250 dollarë amerikanë) do të dënohen ata që përhapin gjuhë të urrejtjes herën e parë, e herën e dytë deri në 50 mijë dollarë (40 mijë e 600 dollarë amerikanë).
Propozimi do të ndëshkojë përdoruesit e mediave sociale që shkelin ligjin, por përjashtohen kompanitë e mediave sociale që mbajnë përmbajtje të tillë.
Ndryshimet e propozuara në kodet penale dhe aktet e të drejtave të njeriut të Kanadasë, në të cilat u punua qe një kohë, vijnë vetëm disa javë pas një sulmi ku mbetën të vdekur katër anëtarë të një familjeje myslimane.Një 20-vjeçar përballet me akuza për vrasje dhe terrorizëm pasi ai goditi këtë familje me kamionin e tij në qytetin jugperëndimor të Ontario më 6 qershor, një krim që policia tha se ishte frymëzuar nga urrejtja./UBTNews