Kanadaja e ka listuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si një organizatë terroriste, pas vitesh presioni nga ligjvënësit e opozitës dhe disa anëtarë të diasporës iraniane.
Duke shpallur vendimin të mërkurën, Ministri i Sigurisë Publike, Dominic LeBlanc e quajti atë një “mjet të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit global”.
Ky veprim do të nënkuptojë që mijëra zyrtarë të lartë të qeverisë iraniane, duke përfshirë zyrtarë të lartë të IRGC, do t’u ndalohet hyrja në Kanada.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, ka dënuar atë që ai e përshkroi si hapin “të pamatur dhe jokonvencional”./UBTNews/