Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të martën se 19 shtatori do të jetë një ditë pushimi në mënyrë që punonjësit federalë të mund të mbajnë zi për Mbretëreshën Elizabeth II në ditën e funeralit të saj shtetëror.
Qeveritë provinciale në të gjithë Atlantikun e Kanadasë kanë shpallur pushime, përfshirë New Brunswick i cili do të mbyllë shkollat dhe zyrat qeveritare.
Mbretëresha e ndjerë ishte kreu i shtetit për 45% të ekzistencës së Kanadasë dhe e vizitoi vendin 22 herë si monarke.
“Nga ana jonë, ne do t’u bëjmë të ditur punonjësve federalë se e hëna do të jetë një ditë zie ku ata nuk do të punojnë”, tha Trudeau.
Ceremonitë përkujtimore kanadeze të hënën përfshijnë një paradë, një fluturim dhe një shërbim kishtar në Otavë që do të transmetohet në televizion kombëtar./UBTNews/