UBT News

Kanadaja do t’i japë Ukrainës 200 automjete të blinduara

Ministrja kanadeze e mbrojtjes, Anita Anand vizitoi Kievin ku u takua me zyrtarë ukrainas të mërkurën dhe njoftoi rreth furnizimit të Ukrainës me 200 transportues të blinduar, kjo në kuadër të një pakete të re ndihme ushtarake.

Ministria kanadeze e mbrojtjes njoftoi përmes një deklarate se Ukraina kishte kërkuar në mënyrë specifike automjetet.

“Kjo ndihmë vlerësohet në mbi 90 milionë dollarë dhe është ndarë si pjesë e ndihmës ushtarake shtesë prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën e shpallur nga kryeministri Trudeau në nëntor të vitit 2022”, thuhet në deklaratë./UBTNews/

Exit mobile version