Kanadaja do të vendosë sanksione të reja ndaj “personave dhe subjekteve” të përfshirë në kryerjen e “referendumeve të rreme” në Ukrainë, tha kryeministri Justin Trudeau.
“Kanadaja nuk i njeh dhe nuk do t’i njohë kurrë rezultatet e këtyre referendumeve të rreme ose tentativës së Rusisë për aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase”, tha Trudeau.
“Si përgjigje ndaj këtij përshkallëzimi të mëtejshëm, ne synojmë të vendosim sanksione të reja kundër personave dhe subjekteve që janë bashkëpunëtorë në këtë përpjekje të fundit për të minuar parimet e sovranitetit të shtetit dhe që ndajnë përgjegjësinë për gjakderdhjen e vazhdueshme të pakuptimtë në të gjithë Ukrainën”, shtoi ai./UBTNews/