UBT News

Kanadaja do të vendosë sanksione ndaj disa kolonëve izraelitë për dhunë në Bregun Perëndimor, thotë Ministrja e Jashtme

Foreign Minister of Canada Melanie Joly is seen during her official visit to Kyiv, Ukraine, January 17, 2022. (Photo by Sergii Kharchenko/NurPhoto via Getty Images)

Kanadaja do të vendosë sanksione ndaj kolonëve izraelitë që nxisin dhunën në Bregun Perëndimor dhe do të vendosë sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit, tha të dielën ministrja e Jashtme, Melanie Joly, pasiqë Shtetet e Bashkuara ndërmorën veprime të ngjashme kundër kolonëve izraelitë javën e kaluar.

Në një intervistë me Korporatën Kanadeze të Transmetimeve të dielën, Joly tha se disa kolonë “do të sanksionohen” dhe “ne gjithashtu do të sjellim sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit”.

“Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për të”, tha Joly, duke folur nga Ukraina. “Unë jam duke u siguruar që ndërsa jam në Ukrainë, puna është duke u bërë në Otava dhe mezi pres të bëj një njoftim së shpejti”.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha të premten se po konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve “ekstremistë” në Bregun Perëndimor.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara sanksionuan katër burra izraelitë të akuzuar për përfshirje në dhunë në territorin e pushtuar./UBTNews/

Exit mobile version