UBT News

Kanadaja do të sigurojë 28.9 milionë dollarë për ndihmë humanitare për Gazën

Kanadaja ka njoftuar 29.8 milionë dollarë financim për të siguruar ushqim, furnizime me ujë dhe ndihmë të tjera humanitare për Rripin e Gazës.

Global Affairs Canada tha përmes një deklarate se fondet do të ndahen për agjencitë ndërkombëtare, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit, UNICEF-in dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Njoftimi vjen disa ditë pasi Kanadaja dhe disa vende të tjera pezulluan fondet për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë pas akuzave të Izraelit se disa prej pjesëtarëve të stafit janë të përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit./UBTNews/

Exit mobile version