Kanadaja ka njoftuar 29.8 milionë dollarë financim për të siguruar ushqim, furnizime me ujë dhe ndihmë të tjera humanitare për Rripin e Gazës.
Global Affairs Canada tha përmes një deklarate se fondet do të ndahen për agjencitë ndërkombëtare, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit, UNICEF-in dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Njoftimi vjen disa ditë pasi Kanadaja dhe disa vende të tjera pezulluan fondet për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë pas akuzave të Izraelit se disa prej pjesëtarëve të stafit janë të përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit./UBTNews/