Kanadaja do të dërgojë 25 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën, njoftuan Mélanie Joly, ministre e Punëve të Jashtme dhe Anita Anand, ministre e Mbrojtjes Kombëtare, në një njoftim të përbashkët për shtyp të hënën.
Ukraina kërkoi drejtpërdrejt ndihmë nga Kanadaja për pajisje të mëtejshme mbrojtëse si maskat e gazit, pajisjet të shikimit gjatë natës dhe helmeta, thuhet në njoftim.
Forcat e Armatosura kanadeze (CAF) do të ofrojnë gjithashtu dy avionë taktikë ajror C-130J dhe një ekip prej 40-50 personash për të paktën dy javë për të ndihmuar përpjekjet e NATO-s në Evropë.
“Ne po punojmë me aleatët tanë për të siguruar që personeli ushtarak ukrainas të jetë i pajisur siç duhet dhe së bashku me partnerët tanë në Poloni, ne po punojmë për të ofruar materialet e nevojshme ushtarake pa vonesë. Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për të mbrojtur kombin dhe lirinë e tij”, deklaroi Joly./UBTNews/