UBT News

Kanadaja do ta ndalojë WeChat nga pajisjet qeveritare

Kanadaja ka njoftuar se do ta ndalojë aplikacionin WeChat nga pajisjet qeveritare. Aplikacioni kinez, të cilit shpesh i referohen si ‘aplikacioni për gjithçka’ – kryen shumë funksione sikurse WhatsApp, Facebook, Amazon dhe Tinder – të gjitha në një.

Qeveritë perëndimore kanë shprehur shqetësime rreth sigurisë së tij, kryesisht se ky aplikacion mund të përdoret për spiunazh të përdoruesve.

WeChat është një nga aplikacionet më të përdorura në botë. Është i kudondodhur në Kinë dhe gjithashtu i popullarizuar në Azinë Juglindore dhe brenda komuniteteve të diasporës kineze.

Edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump tentoi ta ndalonte këtë aplikacion përmes një urdhri ekzekutiv në vitin 2020, por u bllokua nga një urdhër./UBTNews/

Exit mobile version