Qeveritë kanadeze dhe ato amerikane kanë paralajmëruar për rreziqet e dëmtimit të ekonomisë nga bllokimi i një ure midis dy vendeve nga protestuesit që kërkojnë t’i jepet fund kufizimeve kanadeze të COVID-19.
Protesta detyroi mbylljen e një fabrike të mërkurën dhe filloi të kishte implikime më të gjera për industrinë e makinave të Amerikës së Veriut.
Protesta e njerëzve kryesisht me kamiona hyri në ditën e tretë në Urën e Ambasadorit midis Detroit dhe Windsor, Ontario. Trafiku u pengua që të kalohej në Kanada, ndërkohë që trafiku i drejtuar nga SHBA ishte ende në lëvizje.
Ura mbart 25% të të gjithë tregtisë midis dy vendeve dhe autoritetet kanadeze shprehën shqetësime në rritje për efektet ekonomike.
Ford tha të mërkurën se mungesat e pjesëve e detyruan atë të mbyllte fabrikën e motorëve në Windsor dhe të drejtonte një fabrikë montimi në Oakville, Ontario, me një orar të reduktuar.
General Motors dhe Toyota gjithashtu raportuan për ndërprerje. Stellantis, dikur Fiat Chrysler, raportoi operime normale pasi shkurtoi turnet një ditë më parë në fabrikën e saj të minibusëve Windsor.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka qëndruar i vendosur kundër një lehtësimi të kufizimeve përballë presionit në rritje gjatë javëve të fundit.
Kufizimet e pandemisë kanë qenë shumë më të rrepta në Kanada sesa në SHBA, por kanadezët kryesisht i kanë mbështetur ato. Shkalla e vdekjes nga COVID-19 në Kanada është një e treta e asaj në SHBA./UBTNews/