Kanadaja është bërë vendi i parë në botë që autorizoi përdorimin e vaksinës Covid-19 Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, duke e përshkruar lëvizjen si një dritë në fund të tunelit.
Supriya Sharma, një këshilltare e lartë në ministrinë e shëndetësisë, tha të mërkurën se vaksina Pfizer/BioNTech ishte e sigurt dhe efektive në grupmoshën më të re.
“Ne kemi filluar të shohim dritën në fund të tunelit”, u tha ajo gazetarëve.
Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë konfirmoi se Kanadaja ishte vendi i parë që lejoi fëmijët e atyre moshave të marrin ilaçin Pfizer.
Veçmas, autoritetet raportuan vdekjen e tretë të një kanadezi nga një gjendje e rrallë e mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës AstraZeneca.
“Do të ketë raste të rralla kur do të shfaqet trombozë. Sidoqoftë, rreziqet mbeten minimale krahasuar me rreziqet, ndërlikimet dhe pasojat e mundshme të Covid-it”, tha Jennifer Russell, zyrtare shëndetësore.
Alberta do të bëhet provinca e parë që ofron vaksinat Covid-19 për të gjithë fëmijët e moshës 12 vjeç e lart nga 10 maji, tha kryeministri, Jason Kenney, të mërkurën, një ditë pasi ai vendosi ashpërsim të masave për të luftuar një valë të tretë të pandemisë.
Provinca Alberta ka normën më të lartë për kokë të Covid-19 në vend, me gati 24 mijë raste aktive dhe 150 njerëz në kujdes intensiv.
Rreth 20% e rasteve të COVID-19 në Kanada janë raportuar në njerëz nën moshën 19 vjeç.
Kanada ka regjistruar 24 mijë e 396 vdekje./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)