UBT News

Kanada: Një burrë akuzohet për vrasjen e katër grave indigjene

Një kanadez që tashmë dyshohet për vrasjen e një gruaje, është akuzuar nga policia në qytetin e Winnipegut në lidhje edhe me tri vrasje të tjera.

Në muajin maj, policia e akuzoi 35-vjeçarin për vrasjen e një viktime, 24-vjeçaren Rebecca Contois.

Të enjten, policia e akuzoi atë edhe për tri vrasje të tjera të shkallës së parë. Të gjitha viktimat besohet se janë indigjene.

Policia e identifikoi të dyshuarin si Jeremy Skibicki nga Winnipeg, i cili u arrestua për herë të parë më 18 maj në lidhje me vrasjen e të ndjerës Contois, një anëtare e Kombit të Parë të O-Chi-Chak-Ko-Sipi në provincën e Manitoba./UBTNews/

Exit mobile version