Protestuesit kundër vaksinave të detyrueshme për kamionistët që kalojnë kufirin SHBA-Kanada kanë bllokuar kryeqytetin e Kanadasë për të dytën ditë.
Mijëra demonstrues iu bashkuan të ashtuquajtures Kolona e Lirisë në Otava.
Policia ka nisur hetimet pas disa incidenteve, duke përfshirë shfaqjen e flamujve me logon e svastika-s dhe pamjet e një gruaje duke kërcyer mbi varrin e ushtarit të panjohur.
Ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand, tha se incidentet ishin “përtej të dënueshme”.
Policia e Otavës tha në një postim në Twitter se “disa” hetime ishin duke u zhvilluar në “përdhosjen” e një numri monumentesh në kryeqytet, si dhe “sjellje kërcënuese/ilegale/frikësuese ndaj policisë/punonjësve të qytetit dhe individëve të tjerë dhe dëmtimi i një automjeti të qytetit”.
Në një pjesë tjetër të qytetit, kamionistët bllokuan rrugët përreth ndërtesës së parlamentit të Kanadasë dhe kryetari i bashkisë së Otavës Jim Watson tha se disa protestues kishin ngacmuar stafin në një kuzhinë.
Kryeministri Justin Trudeau dhe familja e tij gjithashtu u larguan nga shtëpitë e tyre për shkaqe sigurie të shtunën.
Rreth 90% e 120,000 shoferëve të kamionëve ndërkufitarë të Kanadasë tani janë të vaksinuar, në përputhje me popullsinë e rritur të vendit.
Udhëheqësi konservator Erin O’Toole ka takuar disa nga protestuesit dhe ka folur në favor të së drejtës për demonstrata paqësore, por ka kritikuar “individët që përdhosin” memorialet në Otavë./UBTNews/