UBT News

Kampionja e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, vizitoi UBT-në

Kampionja e botës në xhudo, fituesja e medaljeve të arta olimpike, Majlinda Kelmendi, së bashku me trajnerin e rekordeve, Driton Kuka, vizituan kampusin inovativ e shkencor të UBT-së, ku u mirpritën nga Rektori Edmond Hajrizi.

Një medaliste e artë e cila i dha shkëlqim imazhit të Kosovës para botës qëndroi në një institucion kampion të arritjeve ndërkombëtare në fushën e shkencës, dijes dhe inovacionit, i cili përgjatë periudhës njëzetvjeçare vazhdimisht i sjellë Kosovës trofe e çmime të mëdha botërore për arritje të jashtëzakonshme, si në robotikë, inovacion, shkencë e fusha të tjera.

Kampionja e botës në xhudo, u njoftua gjerësisht për këto arritje nga Rektori Hajrizi teksa u shpreh e impresionuar me kampusin inovativ, ku studimet më nuk janë vetëm teori që dëgjohen nëpër klasa por realitet i prekshëm i shndërruar në punë praktike.

Ndër të tjerash, Kelmendi u njoftua edhe me ekosistemin që përveç dijes krijon edhe vende të reja të punës, mundësi për aftësi e shkathtësi profesionale të gërshetuara në një ambient të pasur rekreativ e sportiv, të cilit së shpejti do t’i bashkangjitet një investim ndërkombëtarë në fushën e sportit dhe zbulimit të talentëve.

UBT mirëpret me shumë kënaqësi edhe herave të tjera, Kampionën e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Exit mobile version