UBT priti me krenari kampionet olimpike në xhudo, duke shënuar një moment të rëndësishëm për institucionin. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti medalistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, si dhe trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, në Qytetin e Mençur të UBT-së në Lipjan.
“Me punë të palodhur dhe përkushtim, çdo qëllim mund të arrihet,” tha Hajrizi, duke theksuar se sukseset e kampionëve janë një burim frymëzimi për të gjithë studentët.
Nga ana e tij, Driton Toni Kuka njoftoi vazhdimin e bashkëpunimit të fuqishëm me UBT-në, e cila është e njohur si universiteti kampion i performancës. Kuka theksoi se ky partneritet është thelbësor për zhvillimin e sportit dhe edukimit në vend.
Duke forcuar lidhjet mes sportit dhe arsimimit dhe duke motivuar të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre me përkushtim dhe pasion, UBT mbetet një bastion i ekselencës, duke kontribuar në suksesin e sportistëve të ardhshëm./UBTNews/