UBT News

Kampion për të 14-ën herë, hëngri 76 hot dog-a brenda dhjetë minutash

Joe Chestnut edhe këtë herë mbrojti titullin kampion bote, duke thyer rekordin e tij të dielën, pasi hëngri 76 hot dog-a brenda dhjetë minutash, në garën ndërkombëtare të ngrënies së hot dog-ëve në Nathan.

Është hera e 14-të që Joe mban titullin kampion bote në 15 vjetët e fundit. Kurse te femrat, Michelle Lesco, u rendit e nënta në përgjithësi pasi hëngri 30 hot dog-ë.

Ngjarja vjetore u mbajt në ishullin Coney. Vitin e kaluar kjo ngjarje u zhvillua larg mediave për shkak të pandemisë./UBTNews

Exit mobile version