Nëse keni menduar se kamomili është thjesht një çaj për t’u pirë në mbrëmje për të fjetur më mirë, dijeni se nuk është vetëm kështu!
Kamomili ka edhe përdorime të tjera, duke përfshirë estetikën, pasi ai shërben për t’i çelur flokët duke dhënë theks më të bukur biond, shkruan pazienti.it.
Kamomili është një bimë e njohur barishtore, e cila gjithashtu përshtatet me tokat veçanërisht të varfra dhe që zakonisht fillon të lulëzojë në periudhën e pranverës, për ta përfunduar në fund të verës.
Kamomili ka veti të ndryshme ushqyese dhe është gjithashtu i njohur për përfitimet që mund të sjellë për flokët dhe lëkurën e kokës; për këto arsye, potenciali i tij është i famshëm në të gjithë botën.
Fillimisht, kamomili quhej nga grekët “mollë e tokës”, për shkak të erës së tij karakteristike të mollës.
Të gjitha gratë dhe vajzat, të paktën një herë në jetën e tyre, kanë menduar të zbardhin flokët apo të ndryshojnë flokët e tyre. Për ta bërë këtë, shpesh i drejtohemi personelit të kualifikuar, përkatësisht parukierëve, por ndodh që duam të shmangim bojërat e flokëve, edhe për të mos i dobësuar apo prishur ato duke vendosur kështu t’i çelim me disa metoda shtëpiake dhe më të lira dhe përdorimi i kamomili është një shembull.
Si mund të përdoret kamomili për të zbardhur flokët?
Para së gjithash, nëse është e mundur, duhet të blini kamomil të freskët ose kamomil të thatë.
Zieni një filxhan lule kamomili, ose qese çaji kamomil, me dy gota ujë dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët për rreth 30 minuta, lëreni të ftohet dhe pastaj kullojeni.
Lani flokët normalisht me shampo dhe përdorni lëngun e kamomilit për shpëlarje.
Nëse është e mundur, thani flokët në diell, pasi rrezet e diellit përforcojnë efektin e shpëlarjes me bazë kamomilin.
Këshillohet që këto trajtime të kryhen gjatë verës, për të lejuar tharjen në diell.
Nëse e kryeni trajtimin në muajt e ftohtë, rekomandohet tharja me tharëse flokësh.
Për të zbardhur flokët, përveç kamomilit, mund të përdorni disa pika limoni, falë acidit citrik dhe vitaminës C, ose ndonjë birrë të zakonshme bionde, e cila i jep flokëve një efekt shumë natyral./