Fluksi i shtuar i turistëve nga Kosova, veçanërisht gjatë fundjavës, po shkakton radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Situata është e rënduar për shkak të kontrolleve të rënda që bëhen nga autoritetet kosovare te kamionët dhe mjete të tjera të mëdha.
Transportuesit raportojnë se çdo ditë, veçanërisht gjatë fundjavave, rritet numri i kamionëve të bllokuar në kufi, duke hasur vështirësi në hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës. Problemet e shumta përfshijnë edhe procedurat e ngadalshme të kalimit doganor, me ankesa se disa kontrollues kosovarë shpesh abuzojnë me pozitën e tyre për të kryer inspektimet.
Kjo situatë po shqetëson transportuesit dhe udhëtarët e rregullt që kalojnë nëpër pikën e Morinës, duke kërkuar që autoritetet të marrin masa për të lehtësuar fluksin e lëvizjes dhe për të zvogëluar kohën e pritjes në kufi.
Për më shumë, problematika e lëvizjes së lirë dhe menaxhimi i efikasë i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë një çështje e diskutueshme, sidomos gjatë sezonit veror kur numri i udhëtarëve rritet ndjeshëm./UBTNews/