Programi i parë në botë i vaksinimit kundër malaries ka filluar në Kamerun, në një lëvizje që parashikohet të shpëtojë jetën e mijëra fëmijëve në të gjithë Afrikën.
Vaksina e parë iu dha një foshnjeje të quajtur Daniella në një institucion shëndetësor pranë Yaoundé të hënën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njofton se çdo vit 600 mijë njerëz vdesin nga malaria në Afrikë. Fëmijët nën moshën pesëvjeçare përbëjnë të paktën 80% të atyre vdekjeve.
Kameruni po ofron vaksinën RTS,S falas për të gjithë foshnjat deri në moshën gjashtë muajshe.
Pacientët duhet të marrin gjithsej katër doza./UBTNews/