UBT News

Kamberi: Nuk dorëzohemi para mediave të Vuçiqit!

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shkruar se mediat serbe po raportojnë kundër të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Megjithatë, sipas tij këto mediume të kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të ndikojnë në betejën e tyre për të kërkuar të drejta.

“Presionet që vijnë nga mediumet e kontrolluara nga A.Vuçiq, nuk mund ta ndalin betejën tonë për të drejta”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se para disa ditësh, Kamberi kishte cituar fjalë nga himni kombëtar shqiptar në Kuvendin e Serbisë./UBTNews/

https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/350137353583233

Exit mobile version