Gjatë vizitës së tyre në Luginë të Preshevës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u takuan edhe me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Në takim u diskutua për rrjedhat e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës e rajon, nevojën e prezencës më të madhe të Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës me projekte konkrete, nevojat e qytetarëve të Luginës në Kosovë e sidomos për angazhim më të madh të përfshirjes të të drejtave të shqiptarëve në dialog me Serbinë duke aplikuar parimin e reciprocitetit./UBTNews/