UBT News

Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginë të Preshevës

Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se zgjedhjet ne Luginë të Preshevës duhet të përsëriten pasi procesi nuk ishte as i lirë e as demokratik. Megjithëse tha se ka marrë mbi 9 mijë e 600 vota, ai u shpreh se nuk janë garanci se mund të fitojnë një mandat.

Për Kamberin, zgjedhjet e fundit në Serbi u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë dhe kjo sipas tij ndodhi për shkak të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

“Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira. Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”, tha Kamberi.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve.

“Përulje për të gjithë aktivistët në radhë të parë të Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politik – Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate që më mbështeten pa rezervë. Megjithë votat e marra ato akoma nuk janë garancë për të fituar një mandat”, përfundoi Kamberi.

Exit mobile version