Përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se në procedurë parlamentare ka dorëzuar propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, gjegjësisht për përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare.
“Me propozimin e ri kam kërkuar ndryshimin e plotë të këtij Neni, eliminimin e pengesave për përdorimin e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirshëm dhe zyrtarisht gjatë tërë vitit në institucionet e vet-administrimit lokal dhe organet shtetërore në të gjitha komunat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare”, ka thënë Kamberi.
Me këtë propozim, Kamberi synon që të lejohet përdorimi i flamurit në festat kombëtare të pakicave nacionale në rastet e komunave ku pakicat përbëjnë më pak se 5 për qind të strukturës etnike./UBTNews/