Një teori konspirative po vërshon në rrjet pas debatit të mbrëmjes së shkuar mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Konkretisht për kandidaten demokrate thuhet se ka përdorur kufje, të cilat fshihen në formën e vathëve me perla.
Sipas konspiracionistëve thuhet se Harris kishte vendosur një grup vathësh audio Nova H1, të krijuar nga startup-i gjerman NOVA Products, gjatë debatit të parë presidencial midis saj dhe kandidatit repiublikan.
Vathët me kapëse vendosen në pjesën e poshtme të veshit dhe e projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt në kanalin e veshit. Sipas mediave të huaja, dy mikrofona të vegjël të nivelit të lartë janë të integruar në çdo vathë duke i siguruar përdoruesit thirrjet telefonike të qarta kristal dhe anulimin e zhurmës së erës.
Të prezantuara në CES [Consumer Electronics Shoë] në Las Vegas, Nevada, në janar 2023, këto pajisje të veshur me Bluetooth kanë tingull të drejtuar që lejon privatësinë. Kjo teori ka ndezur menjëherë rrjetin, me mbështetësit republikan që e kanë akuzuar Kamalën si mashtruese dhe se nuk iu përmbajt rregullave të debatit./UBTNews/