Një turk me bazë në Edinburg thotë se ka humbur më shumë se 120 anëtarë të familjes së tij në tërmetin shkatërrues të së hënës.
“Kam humbur vetëm nga familja ime më shumë se 120 njerëz – kushërinjtë, hallat, xhaxhallarët, nipërit… dhe gjithashtu të tjerë nga fshati im, fqinjët”, tha Sahin Firat për programin Good Morning Scotland të BBC Radio.
“Ata ishin në Adiyaman, në qendër të qytetit. E gjithë Turqia është keq. Unë marr disa lajme nga vëllai im dhe të tjerë në qytetin tim. Ne po shohim vetëm 20% të tyre.
Të gjithë rrinë në makina ose në rrugë, kur gjejnë benzinë, rrinë në makinë për t’u ngrohur, herë të tjera, nëse nuk bie shi, përpiqen të gjejnë dru ose letër për të ndezur zjarr.
Çdo ditë është më keq e më keq. Është një situatë emergjente, si luftë, deri më sot kemi mbledhur rroba, ushqime, pastrim, por tani kanë nevojë për para për t’i mbajtur se nuk kanë më shtëpi”./UBTNews/