Janë arrestuar dy serb në Leposaviq, pasi me veturë e kanë kaluar ilegalisht kufirin.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit me veture kanë kaluar ilegalisht kufirin”, thuhet në raportin e policisë, përcjell Klankosova.tv.
Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.