Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kalon në parim projektligji për financimin e subjekteve politike.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kërkoi nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe t’ia paraqesin Kuvendit raportin me rekomandime./UBTNews