UBT News

Kalon mocioni i LDK-së për raportimin e Kurtit lidhur me dialogun, kryeministri shprehet i gatshëm të debatojë

Me mbi 80 vota pro, Kuvendi i Kosovës e miratoi kërkesën e liderëve të partive opozitare që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të raportojë në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, pas takimit të nivelit të lartë që Kurti e kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të debatojë me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ky debat është paraparë të nisë në orën 13:00 dhe të vazhdojë deri në 16:00.

Exit mobile version