UBT News

Kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes mbi 30 hektarë në Suharekë

Mbi 30 hektarë në Suharekë kanë kaluar në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për pronën e paluajtshme ish-shoqërore “Ballkani” Njësia Damper.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku është thënë se kjo po bëhet për interes publik të pronës së paluajtshme, për nevoja të ministrisë dhe Forcës së sigurisë së Kosovës.

“Duke qenë se Damperi është aseti kryesor i Fabrikës së Ballkanit dhe punëtorët e Ballkanit me vite të tëra presin kthimin e borxhit ndaj tyre nga institucionet shtetërore, më në fund me anë të këtij veprimi të Qeverisë, do të kompensohen të drejtat e tyre”, është theksuar në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Exit mobile version