UBT News

Kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, të dyshuarit i konfiskohen mbi 8 mijë euro

Departamenti i Policisë Kufitare ka raportuar se një i dyshuar kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë konfiskuar 8 mijë e 205 euro dhe 400 dinar serb, sipas raporitit 24 orësh të Policisë.

Sipas policisë, në fshatin Postenje të Leposaviqit, i dyshuari ishte duke drejtuar një veturë, kur njësiti patrullues e ka ndaluar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 8 mijë e 205 euro dhe 400 dinar serb.

Policia bën të ditur se i dyshuari nuk kishte dokument lidhur me prejardhjen e parave, por që me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version