Policia e Kosovës ka arrestuar në Kamenicë një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin.
Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fshati Novosellë, Kamenicë – 19:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.