Pasi kaloi 43 vjet prapa grilave për një krim që ai thotë se nuk e kreu, një burrë nga Misuri është liruar, njoftoi prokurori i qarkut Jackson.
Gjykatësi i lartë, James Welsh bëri të ditur vendimin e tij mëngjesin e së martës për të anuluar dënimin e 62-vjeçarit Kevin Strickland, i cili shërbeu 43 vjet në Qendrën Korrektuese të Misurit Perëndimor, dhe që dënohej për vrasje të trefishtë.
Ai u dënua me 50 vjet burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për një krim në të cilin pohoi se nuk ishte i përfshirë.
Strickland, nga një karrige me rrota, foli pak pasi u lirua nga burgu të martën pasdite dhe tha se është mirënjohës për avokatët e tij dhe të gjithë ata që e dëgjuan atë gjatë viteve, ndërkohë që ai u shpall i pafajshëm.
Të gjitha akuzat ndaj tij u hodhën poshtë./UBTNews