Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, organizuan sot aksion në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ku një person pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdhesës së objektit kolektiv – pa leje përkatëse.

Ministri i Infrastrukturës, Adonis Tahiri ka shkruar në Facebook se inspektori i zonës ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë, si ndërprerjen e punimeve, shqiptimin e gjobës, dhe vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme.
“Meqë pala nuk ka përfillur vendimet e urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është inicuar edhe kallëzim penal. Kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë muratimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t’i barten palës”, ka shkruar ai.