Ne kemi një kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe duhet ta mbrojmë dhe kjo është gjithashtu një zgjedhje politike, deklaroi kryeministrja estoneze Kaja Kallas në një konferencë për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Deklarata e Kallas ka të bëjë në lidhje me letrën e dërguar nga vendet balltike dhe Polonia drejtuar BE-së lidhur me mundësinë e ndërtimit dhe financimit të një linje mbrojtëse në lindje.
”Nuk kemi shifra të sakta për fondet. Ka zona të tjera të BE-së nën presion të fortë migrator”, vuri në dukje Kallas.
Mbi hipotezën e murit dhe nëse nuk do të ishte më mirë të vazhdohej brenda NATO-s, Stoltenberg komentoi se “aleanca jep objektivat e kapacitetit, atëherë u takon aleatëve t’i arrijnë ato dhe nëse duan ta bëjnë këtë me buxhet e tyre apo me buxhetin e BE-së për ne nuk ndryshon”. Megjithatë, Stoltenberg nuk tha nëse ndërtimi i murit është apo jo një prioritet i NATO-s./UBTNews/