UBT News

Kallas: Konflikti në Lindjen e Mesme do të zgjerohet nëse përfshihet SHBA-ja

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka paralajmëruar kundër përfshirjes së SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Kur bëhet fjalë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, atëherë kjo patjetër do ta tërheqë rajonin në një konflikt më të gjerë, dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel.

Trajektorja e përballjes midis rivalëve të përbetuar, Izraelit dhe Iranit, mund të varet nga hapat e ardhshëm të ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Opsionet variojnë nga ndjekja e një zgjidhjeje të negociuar deri te ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake, duke përfshirë sigurimin e bombave “shkatërruese të bunkerëve” për sulme kundër stacioneve bërthamore nëntokësore.

Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Kallas tha se kishte rënë dakord me të se nuk ishte në interesin e Uashingtonit të përfshihej në luftime.

Diplomatja më e lartë e BE-së zhvilloi sot një videokonferencë emergjente me ministrat e Jashtëm të bllokut.

Është e qartë se të gjithë bien dakord që Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe ky është qëllimi ynë përfundimtar”, tha ajo.

Një tjetër çështje kyçe e diskutuar ishte evakuimi i qytetarëve të BE-së nga zonat e konfliktit./atsh

Exit mobile version