Policia e Kosovës ka njoftuar se një person dyshohet të ketë hyrë ilegalisht në Kosovë dhe i njëjti kishte të ngarkuara mallra të kontrabanduara pa dokumente përcjellëse.
Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Leposaviq.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa malli i ngarkuar dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar edhe për një rast të kalimit të paautorizuar të kufirit në këtë zonë.
Gjatë patrullimit, Policia ka ndaluar veturën me targa të Serbisë drejtuar nga një i dyshuar kosovar, dhe një pasagjer po ashtu kosovar, të cilët dyshohet se e kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.