UBT News

Kalifornia përfshihet nga zjarret

Gjashtë të vdekur dhe mijëra persona largohen nga aty

Gjashtë njerëz kanë vdekur në disa zjarre ë përfshinë Kaliforni e që e kanë mbushur ajrin me tym të në pjesën më të madhe të perëndimit të SHBA.

Në gjendje më të keq nga qindra zjarre që digjen në të gjithë shtetin janë në malet në jug dhe në lindje të San Franciskos.

Zyrtarët thonë se zjarret u filluan nga më shumë se 12,000 goditje rrufesh në mes të një valë të lartë nxehtësie.

Qindra ndërtesa janë djegur dhe mijëra të tjerë janë në rrezik.

Ditën e premte, zyrtarët e urgjencës thanë që disa nga zjarret ishin dyfishuar në madhësi nga një ditë më parë dhe tani kanë detyruar 175,000 banorë të ikin.

Mbi 10,000 zjarrfikës po luftojnë me flakët, të cilat janë në territore të vështira të ndërhyrë dhe janë ushqyer nga erërat e forta, raporton ora news

Dy prej zjarreve tani janë 7 dhe 10-të më të mëdhenjtë në historinë e shtetit, tha guvernatori Gavin Newsom në një konferencë shtypi ndërsa kërkoi nga presidenti Trump që të nënshkruajë një deklaratë të madhe për katastrofat.

Exit mobile version